Qeveria Kurti ndan 2 milionë euro për Komunën e Preshevës, ky i...

Qeveria Kurti ndan 2 milionë euro për Komunën e Preshevës, ky i Tiranës i shpenzon billborde për Ballkanin e Hapur

95
0
Shares

Qeveria e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës 2 milionë euro duke u bërë kështu kryeministri i parë shqiptar që kujtohet financiarisht për Kosovën Lindore.

Fill pas këtij vendimi ka reaguar kryrtarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Qeveria shqiptare nuk ka planifikuar ndonjëherë një buxhet për Luginën e Preshevës përveç ndihmave apo investimeve të vogla. Rama i harxhon kaq para për fletëpalosje, billborde dhe aktivitete promovimi për ballkanin e hapur të Vucic.

Postimi i Sinanit:

FALEMINDERIT KOSOVË ❤

Lajm shumë i mirë 👏 njoftimi i sotëm nga Kryeministri i Republikës së Kosovës 🇽🇰, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës, në Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Kjo ishte kërkesë e kahmotshme e përfaqësuesve institucional dhe politik të Luginës së Preshevës.

Përtej aspektit financiar, kjo mbështetje merr vlerë të shtuar 🙏 nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës. Një praktikë tejet e rëndësishme në vijimësinë e bashkëveprimit 🤝 institucional dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY