Berisha tregon si u ‘vetuan’ Sadushi dhe Dvorani

Berisha tregon si u ‘vetuan’ Sadushi dhe Dvorani

66
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha tha sot se ka një sondazh që tregon se 75 % e shqiptarëve nuk e besojnë reformëm në drejtësi.

“Për Sadushin i dimë, i dimë se zonja Sadushi që kërkoi të mos i njihej asgjë para martesës, doli se Sadushi i partisë kishte shitur një apartament në Golem për 55 mijë euro. Në kohën që e quante të shitur, e mbante kolateral në një bankë për kredinë. Çdo njeri ka dalë nga vetingu, kurse Sadushit i mbahet i kyçur në katastrofë. Sadushi deklaroi se kishte dhuratë për fëmijët e tij 20 mijë euro nga gjyshja. Se nga i kishte gjyshja këto euro, e di vetëm Sadushi,” tha Berisha.

Sipas tij, teksa gjykatësve të tjerë u kërkohet çdo dokument me vulë, Sadushi tha se i kishte kuruar falas fëmijët e tij jashtë vendit.

“Po pse e mbajnë aty? E mbajnë sepse e ka Edi Rama peng. Para dy muajsh, kur i them zotit Basha që duhet denoncuar kjo. Prit, prit më tha. Nuk e denoncoi kurrë. Siç duket u bë edhe ai pjesë e pengmarrjes,” tha Berisha.

“Njeriu që u shpall kampion botëror i antikorrupsionit është Ardian Dvorani. Mes të tjerash, përveçse kishte fshehur 82 mijë euro, i harrova tha ky Dvorani i partisë, i porosit Albtelekomi një apartament. Si e shpërbleu Dvorani Albtelekomin? 9 vendime gjykate dha në favor të Albtelekomit ku ishte në trupin gjykues”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY