Genc Pollo reagon sërish për ribotimim e një “fake news” ku...

Genc Pollo reagon sërish për ribotimim e një “fake news” ku përmendet emri i tij

122
0
Shares
genc pollo

Ish ministri dhe deputeti Genc Pollo ka reaguar sot pas ribotimit nga gazeta Tema të një shkrimi marrë nga revista newsbomb.

Reagimi i Pollos:

Shoh që gazeta Tema ka ribotuar shkrimin anonim të revistës Newsbomb. Madje si kryelajm në faqen një! Shkrimi përmban plot të pavërteta e gjysëm të vërteta të cilat i kam sqaruar në reagimin tim të postuar fillimisht në Facebook më 20 tetor. Por ndryshe nga Newsbomb, gazeta Tema nuk e publikon reagimin tim edhe pse ribotimi ndodh nëntë ditë më pas. Ky është fatkeqësisht një nivel edhe më i ulët i gazetarisë.
Kam qenë i mendimit se në raste shpifjesh nga mediat është i mjaftueshëm botimi i reagimit sqarues dhe se padia gjyqësore mbetet e panevojshme. Rasti i gazetës Tema nuk e përmbush këtë kusht.
Ndërkohë po ripostoj këtu edhe reagimin tim ndaj Newsbombit.
Genc Pollo
29 tetor 2021

Reagimi i mëhwrshëm i Pollos:

Shoh që revista Newsbomb në një “investigim” ka përzier emrin tim me biznese shumëmilionëshe e me kompani offshore.

Fakt është se në mars të këtij viti iu përgjigja ftesës së disa miqve e partnerëve nga Tirana e Prishtina për të bashkëpunuar një universitet në Kosovë dhe për të pranuar falas 14% të aksioneve në shoqërinë themeluese të universitetit. Kontributi im (si dhe i disa ortakëve) do të ishte profesional e intelektual dhe jo financiar. Sipas planit të biznesit investimi prej 2,5 milionë euro do të sigurohej nga menaxherët gjatë dy viteve të ardhëshme. Po kështu edhe licensat shtetërore.
Pra shuma 350 mijë euro është pjesa takuese e 2,5 milionëve e paraqitur në dokumentacion sipas praktikës së agjencisë për regjistrimin e biznesit në Kosovë. Ato absolutisht nuk janë para të derdhura nga unë siç shpjegova më lart.
Deri sot kjo shoqëri i ka bilancet me zero Lekë/Euro/Dollarë, pagesat tatimore zero Lekë/Euro/Dollarë dhe llogarinë bankare me zero Lekë/Euro/Dollarë.
Uroj të jetë e suksesshme dhe besoj se do të jetë një kontribut cilësor në arsimin e lartë.

Nuk më takon mua të flas për aktivitetet e të afërmëve të mi në moshë madhore por me sa di unë edhe ato kompani që përmenden në artikull gjatë gjithë historikut të tyre janë me bilancet me zero Lekë/Euro/Dollarë, pagesat tatimore zero Lekë/Euro/Dollarë dhe llogarinë bankare me zero Lekë/Euro/Dollarë; aktualisht me status të pezulluar.

Sa për kompaninë offshore unë nuk kam asnjë lidhje pronësore apo ligjore.
Kështurezulton edhe nga artikulli po të lexohen me vëmendje të dhënat e paraqitura. Pavarësisht titujve sensacionalë që thonë të kundërtën,

Dëshiroj të mendoj se ky artikull me autorë anonimë dhe ekspertë gjithashtu anonimë është produkt i sensacionalizmit dhe inkompetencës. Nuk dua të mendoj motive të tjera më të ulëta.
Shpresoj që ky reagim i imi të botohet në revistën Newsbomb.

Genc Pollo
20 tetor 2021

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY