Ky duhet të ketë qenë edhe takimi më i vështirë elektoral i kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës. Muharem Rama ka pasur një takim me grate e bashkisë, vetëm dy muaj pasi parardhësi i tij, socialisti tjetër kërkoi favore seksuale nga një vajze dibranë në këmbim të vendit të punës.
Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda, Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste Olta Xhaçka dhe deputetja Blerina Gjylameti, të cilat nuk ia dolën të fashitin sadopak kompleksin e turpit të kandidatit socialist.
Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se është alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve, njësoj sic tha kryeministri Rama edhe për Shukriun para një viti.
Olta Xhaçka tha se Rama është i përkushtuar ndaj grave ndërsa deputetja Blerina Gjylameti kërkoi shtysa për një fitore sa më të thellë. “Fitorja është e sigurtë por duhet ta kemi fitore të thellë”, tha deputetja Gjylameti.
Kandidati për kryebashkiak Muharem Rama pothuajse nuk ka folur cfarë do të ishte edhe zgjidhja më e mirë. Megjithatë kur ai nisi premtimet as salla dhe as ai vetë nuk e ndalën dot nënqeshjen.
Mendja shkonte gjetiu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/