Shenasi Rama fyen Lubonjën: Po na kopjon tezat

Shenasi Rama fyen Lubonjën: Po na kopjon tezat

97
0
Shares

Studiuesi i politikës me banim në SHBA, Shenasi Rama ka sulmuar ashpër sot Fatos Lubonjën , pas një shkrimi që ky i fundit ka publikuar në “Panorama” lidhur me nevojën e një lëvizje të re politike në Shqipëri.

Sipas Lubonjës kjo lëvizje e re politike në Shqipëri duhet të jetë e majtë dhe njësoj me ato që ndodhën në vitet e fundit në Greqi, Itali dhe Sapnjë.

“Së pari, të mos ketë lidhje dhe sponsorizim nga krimi dhe kriminelët, çka do të thotë që ajo të planifikojë që bodrumi i godinës të spostohet në vendin që i takon, me një fjalë në burg, apo në fundërrinat e shoqërisë. Së dyti, të kontestojë fort me shembullin e vet konfliktin e interesave që ka sot në Parlament, midis qenies në teori të politikanëve shërbëtorë të interesit publik dhe qenies së tyre realisht biznesmenë që e përdorin politikën për përfitimet e tyre personale. Duke iu referuar metaforës së godinës, kjo do të thotë që lëvizja të programojë që kati i parë i godinës të spostohet më vete, si treg vërtet i lirë”, shkruan ndër të tjera Lubonja te gazeta Panorama.

Por sipas Shenasi Ramës argumentat e Lubonjës janë të cekta, nuk japin alternativën e duhur ideologjike, amatoreske etj. Në vijim cudit se pasi përcakton këto epitete për propozimet e Lubonjës thotë se janë kopjuar prej atij vetë, Shenasiut dhe kolegëve, Valabona Karanxha dhe Grid Rroji.

“Sapo lexova nje shkrim te nje analisti si Fatos Lybonja. Shkrimi tenton te ofroje nje numer parametrash ne kuader ne te cilave duhet te organizihet nje levizje e re politike. Shkrime te tilla te pergjithshme e didaktike jane jo vetem te bezdiseshme por edhe jo aq te dobishme. Kjo per shume arsye, por ja disa prej tyre.

E para, duke mos dhene alternativen e duhur ideologjike, Lubonja mbetet ne lojen e parise. Pa ideologjine e duhur nuk ka zgjidhje. Ajo qe duhet kombetarizmi e ky eshte kozmopolitan.

E dyta, duke mos patur pergatitjen e duhur profesionale, cektesia konceptuale e ben argumentin me keq se amatoresk. Amatorizmi e ben qesharak dhe lehtesisht te shperfillshem.

Se treti, argumentet qe ky zotnia i paraqet si te vetat, ose me mire me thane, si prone exclusive te tij jane te parashtruara mire e bukur, qarte e si duhet ne shkrimet e librat e mi dhe te kolegeve Valbona Karanxha dhe Grid Rroji. Me e pakta qe mund te beje eshte te sillet si duhet dhe te citoje punimet e te tjereve.

Por, se katerti edhe ky, e ben kete pune angari, sepse i dyhet te haje buke, se nuk ndjehet shqiptar, dhe se nuk del dot nga mendesia e parise se Tiranes, te ciles i ka sherbyer dhe i duhet si zhurmues kontrapedal”, shkruan Shenasi Rama cituar nga Panorama.

Shenasi Rama dhe dy kolegët e tij zhvilluan një sërë takimesh në Shqipëri lidhur me alternativat politike të vendit pak muja më parë, por ato nuk shënuan ndonjë impakt të madh në publik apo grupe të ndryshme të interesuara për politikën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY