Përfundoi ekspertiza për viktimat ruse, ata nuk konsumuan alkool apo narkotikë

Përfundoi ekspertiza për viktimat ruse, ata nuk konsumuan alkool apo narkotikë

163
0
Shares

Ka përfunduar këtë të hënë ekspertiza mjekoligjore për 4 anëtarët e familjes ruse që u gjetën të vdekur në ambientet e pishinës dimërore në një resort luksoz në Qerret ndërsa në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë.

Po ashtu është gjetur se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00. Hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes, por dosja nuk është regjistruar me një emër konkret të akuzuar. Kjo sepse hetimet më pas mund të zbulojnë se kemi të bëjmë edhe me një “vrasje nga pakujdesia”.

Një tjetër pistë e mundshme dhe që po hetohet është ajo e një “vrasjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse.m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY