SPAK ka sekuestruar sot kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’.
Në emrin e kësaj kompanie janë sjellë e më pas kapur nga policia 43 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, ‘Trafikimi i narkotikëve’, kryer në bashkëpunim të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik ‘Alba Exotic Fruit’. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/