Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rektori i Universitetit të Tiranës: Çfarë do të ndodhë me studentët e pavaksinuar. Kush lejohet të hyjë në auditore

15/10/2021
Rektori i Universitetit të Tiranës: Çfarë do të ndodhë me studentët e pavaksinuar. Kush lejohet të hyjë në auditore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka shpjeguar sot se çfarë do të ndodhë me studentët që nuk janë të vaksinuar.

Ai theksoi se do të lejohen të zhvillojnë mësimin në auditore vetëm ata studentë të cilët janë të vaksinuar, ata që paraqesin një test PCR negative, ose ata të cilët kanë një vërtetim mjekësor që nuk mund ta kryejnë dot vaksinën.

Për sa i përket aludimit të gazetarëve për një numër të ulët studentësh të vaksinuar në qendrat vaksinatore pranë universiteteve, Hoxha u shpreh se nuk është e vërtetë dhe se numri i studentëve të vaksinuar deri më tani ka shkuar në 50%.

Ndërkohë që për studentët e pavaksinuar, rektori Hoxha nuk dha një përgjigje të prerë se çfarë do të ndodhë me ta. Ai theksoi se atyre do tu ofrohet mundësia e vaksinimit pranë universiteteve ku studiojnë.

“Absolutisht që mësimi online është përmirësuar, por nga ana tjetër ne kemi studentë që këto dy vite nuk i njohim nga ana fizike, pasi nuk kanë zhvilluar asnjëherë mësim në auditor. Ata që janë në master, janë një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin. Sado të përmirësohet mësimi online, ai nuk e zëvendëson dot mësimin në auditor. Urdhri i Ministrisë së Arsimit thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinës për të hyrë në institucionet arsimore.

Ne do shikojmë ecurinë e procesit dhe do marrim vendime në mbarëvajtjen e vitit akademik, në dobi të studentëve, të drejtës për arsimim dhe ruajtjes së shëndetit të tyre. Kjo do të vendoset në një moment të dytë kur të përballemi me atë që do të shohim. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që edhe viti akademik të mos humbet, por edhe sëmundja të mos përhapet.

Plani ynë është vendosja qendrave të vaksinimit aty ku ata studiojnë dhe kjo është një lehtësi e madhe.

Të gjithë ata që kanë një vërtetim nga mjeku i cili thotë që ky student për arsye shëndetësore nuk vaksinohet dot, ky dokument do të jetë legal dhe do të merret parasysh nga ne”, tha Hoxha.

Për sa i përket studentëve që do të tentojnë të futen në universitete të pavaksinuar, Hoxha theksoi se jemi shtet ligjor dhe do të zbatohen rregullat e vendosura në ambientet publike. Ai mori shembull Francën ku tha se gjatë kohës që ishte aty për një seminar, askush nuk lejohej të hynte në ambiente publike pa masa mbrojtëse ose i pa vaksinuar.

“Jemi shtet ligjor, që do të thotë në ambiente publike ka rregulla. Në institucione publike në Francë nuk të lejon njeri pa masat mbrojtëse ose i pa vaksinuar. Fjala pandemi është fjalë e rëndë. Ky është rregulli”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.