Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komisioni i Venecias kthen përgjigje për zgjedhjet lokale. Kufizon Kushtetuesen për një vendim që anulon zgjedhjet e 2019

14/10/2021
Mbërrijnë opinionet e Venecias. Rekomandimet i japin të drejtë opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj në lidhje me zgjedhjet lokale duke konsideruar shtyrjen e tyre nga Meta si një kompetencë që nuk mund të gjykohet nga Gjyjata Kushtetuese.

Sipas Komisionit, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale por edhe ato të përgjithshme është një vendim që u takon vetëm palëve respektive për t’u marrë.

Në raport inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore.

“Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë “funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë” në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.

Mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte esenciale, por jo ekskluzive, për zgjedhjet demokratike.

Parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të bien ndesh me njëri-tjetrin pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një hapësirë të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”, thuhet në opinion.

Në Korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese i drejtoi tre pyetje Komisionit të Venecias, së pari në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale. Gjithashtu gjykata pyeti se cili parim kushtetues mbizotëron: Periodiciteti i zgjedhjeve apo pluralizmi politik? Dhe së treti, a është cenuar nga sjellja e autoriteteve dhe e partive politike, e drejta e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje?

Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019 që u mbajtën pa pjesëmarrjen e opozitës prodhuan një shumicë socialiste në krye të bashkive të vendit.

Çështja e vlefshmërisë së zgjedhjeve u dërgua në Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkon shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.