Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plagosja e mbrëmshme në Tiranë, 3 në pranga, mes tyre edhe i plagosuri

14/10/2021
GJIROKASTËR/ Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 40 vjeçari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A. N. dhe Xh. V.

Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë i ngjarjes, të tre me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Në pranga edhe njëri prej të plagosurve, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur në ngjarje.

“Pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

F. P., 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi I. Xh., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28 vjeç dhe Xh. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë..

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur.

Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. N., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarje nga autorët e dyshuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.