Plagosja në Shkodër, pista e hetimit dhe rrethanat

Plagosja në Shkodër, pista e hetimit dhe rrethanat

47
0
Shares

Të shtëna me armë kanë çuar në një plagosje në fshatin Mushan të Shkodrës. I plagosur ka mbetur shtetasi Isak Mehmedaj, 24-vjeç.

I riu është paraqitur  i plagosur me armë zjarri për të marrë, rreth orës  08:45, ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Isak Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Informacion paraprak:

Më datë 09.10.2021, rreth orës  08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri  në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç,  banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY