GENC POLLO/ Formula Hahn-Nuland dhe e ardhmja e vetingut

GENC POLLO/ Formula Hahn-Nuland dhe e ardhmja e vetingut

56
0
Shares
genc pollo

Nga Genc Pollo

1-Ca nga unë e ca nga ti, e mirë për Shqipëri!

Deri në vitin 2017 më është dashur të sikletosem kur sqarojaekspertë ndërkombëtarë se pse ligji shqiptar parashikontenjëfarë ballance mazhorancë/opozitë për këshillin e Autoritetittë Medias Audiovizive (AMA). Sikleti ishte sepse nuk gjëndejargument bindës se pse në Shqipëri nuk gjëndeshin dot, ashtusi në vende të rajonit, personalitete të pavarura, që të gëzoninbesimin e publikut e grupeve të interesit e që të performoninarsyeshëm në ofiq. Jo se kjo nuk ishte e provuar: p.sh. KQZ e v. 2000 ishte formuar me anëtarë nga shoqëria civile, universitet e kështu me radhë. E megjithatë ata në zgjedhjet e v. 2001 e 2003 morën qartazi vendime jo thjesht të kundraligjshme por skandaloze në favor të partisë në pushtet. Ato vendime nuk do t’i kishin hije edhe një militanti partiak të mbizellshëm e të pandërgjegjshëm. Ndoshta kjo ndodhi sepsepartitë arritën të kapin  procedurën e emërimit e të kandidojnëvetëm kriptomilitantë të veshur me kostumin e intelektualitprofesionist. Ndoshta shoqëria shqiptare nuk prodhon dot ende në sasinë e cilësinë e kërkuar personalitete me distancëtë shëndetshme nga partitë për të drejtuar për 4-5 vjet siçduhet institucionet e pavarura të shtetit. Mbase ky  është një debat i gjerë që lipset të zhvillohet gjetiu. Por shtetit (si dhe privatit) nuk i pret puna për përsiatje akademike afatgjata por i nevojitet zgjidhje e shpejtë e funksionale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas akuzave jo pa bazë kundër “bandësCelibashi-Subashi” u reformua me konsensus PS-PD në vitin 2003. Formula ishte ballanca midis përfaqësuesve të mazhorancës e të opozitës. Kjo e fundit kishte një anëtar mëpak se mazhoranca si dhe pakicën bllokuese për një numërçështjes të rëndësishme: kështu garantohej kompromisi, konsensusi dhe besimi në këtë institucion kyç për interesatpolitiko-partiake e më gjerë për ato demokratike. Që pakicabllokuese të mos keqpërdorej ishte parashikuar edhe apeliminë gjykatë për çështje madhore. Kjo formulë në KQZ kontribuoi që të restaurohej besimi midis palëve dhe mbaseedhe i publikut tek ky institucion. Fakt është që KQZ e reformuar nuk e pengoi (nuk mundi? nuk deshi?) rotacioninpolitik që sollën zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.

Formulën  e KQZ të bazuar në konsensusin politik dhe me performancë pak a shumë pozitive e aplikuam në ligjin për median edhe në emërimin e Këshillit të AMA-s e të RTSh ku për herë të parë opozita përfaqsohej në këtë masë.

Gjatë qeverisë së PD-së (2005-2013) kësaj formule i kishteparaprirë një marrëveshje xhentëllmenësh e pashkruar në ligj: opozita (PS) kishte propozuar e mazhoranca miratuar nga një anëtar në Këshillin Drejtues të KKRT-së (pararendësi i AMA-s) e të AKEP-it (rregullatori i telekomunikacionit e i domenit.al).

2-Fiton formula Hahn-Nulan

Një nga fitoret e pafestuara të Partisë Demokratike në opozitëishte se bindi faktorin ndërkombëtar për një formulë të arsyeshme të ngritjes së organeve të vetingut. Së pari e bindi se refuzimi opozitar ndaj formulës së propozuar nga mazhoranca ishte i arsyeshëm: kjo formulë prodhonte jo vetëm organe pa llogaridhënie por ishte gjithashtu në traditënmë të keqe të kapjes politike indirekte përmes “personave të pavarur”. Gjithashtu e bindi se një formulë e saj, e bazuar në meritë personale por edhe ballancë parlamentare do të ishte e dobishme për reformën përveçse e pranueshme për opozitën. Kjo formulë e propozuar nga PD dhe e dakorduar në korrik2016 u pagëzua publikisht si “formula Hahn-Nuland”. Asokohe Johannes Hahn ishte Komisioneri Europian për Zgjerimin kurse Victoria Nuland Ndihmës-Sekretare për Europën në Departamentin e Shtetit të ShBA-së; që të dy ishintë angazhuar intensivisht me reformën në drejtësi dhe pranuan propozimin e opozitës. Siç është bërë zakon në anët tonaHahn e Nuland më pas e “bindën” edhe qeverinë.

Sipas formulës së opozitës, kandidatët për postet e vetingut, të cilët në çdo rast i nënshtroheshin një verifikimi kompleksedhe nga ndërkombëtarët, do të përcaktoheshin në një komision parlamentar të posaçëm ku mazhoranca e opozitakishin përkatësisht gjysmën e anëtarëve. Në përfundim të emëruarit në organet e vetingut do të kishin gjysma besimin e mazhorancës e gjysma atë të opozitës.

3-Dështon formula Hahn-Nuland

Një vit më vonë, nëqershor 2017, deputetët e PD lanë Çadrëne Lirisë për t’u kthyer në Kuvend; aty i priste votimi për organet e vetingut. Në listat e filtruara të kandidatëvedalloheshin qartë të preferuarit e qeverisë: lidhje familjare me minstra e deputetë, ish kandidatë partiakë në lista rilindiste, ofiqarë në poste politike përreth qeverisë etj. Një pjesë syreshmori votat e mazhorancës dhe u emërua; lidhjet politike të secilit prej tyre janë ekspozuar nga media e faktorë të tjerë.

Ndërkohë  deputetët e opozitës vazhdonin e qëmtonin listatpër të gjetur kandidatë të cilëve mund t’u besonin votën. E në fund kuptuan atë që nuk u a merrte mendja e që nuk guxonint’a pranonin si fakt: se në lista nuk kishte kërkënd të njohur e të besuar! Për arsye të panjohura, të pashjeguara e të pashpjegueshme drejtuesit titullarë të PD gjatë 12 muajve(korrik 2016-qershor 2017) neglizhuan të inkurajonin juristëeminentë të afërt me opozitën që të kandidonin; duke i siguruar se kishin një shans të mirë e të arsyeshëm per t’u zgjedhur. Shqetësimi se mos nuk kishte kandidatë afëropozitës u ngrit në mbledhje të grupit parlamentar. Porreagimi i drejtuesve ishte ose i heshtur ose me fjalë të përgjithshme e gjithmonë me nënkuptimin se po punohej për gjënë. Fakti i hidhur ishte se në sallën e Kuvendit deputetëtvotuan “derr në thes” si ju a mori mendja mbasi pyesnin njëritjetrin a e njeh kush filanin e filanen. Për këtë fiasko të paimagjinueshme asnjeri nuk mbajti përgjegjësi. Si edhe lopaqë mbushi kovën me qumësht dhe pastaj me shkelm e përmbysi dhe e derdhi.

Pasojat më të rënda i vuajti procesi i vetingut. Padyshim qëderi tashti janë larguar nga sistemi i drejtësisë persona qëduhej të ishin flakur tutje me kohë.

Por organet e dominuara në mbi 90% nga njerëz të afërt me pushtetin nuk u tutën para spastrimeve politike të të padëshiruarve dhe as para dopio standarteve për shërbëtorët e zellshëm. Kështu p.sh. me arsyetime të harlisura bazuar mbi vogëlsira pa domethënie por të servirura si prova u eliminuanjë konstitucionalist me emër në Europë si profesor Xhezair Zaganjori (Komisioni i Venecias në projekt-opinionin e tij mbi vetingun fliste për instrumentalizim politik nisur nga këtoraste); po kështu u veprua me prokurorin Anton Martini, i sprovuar më shumë se një herë përballë krimit të rrezikshëm. Po këtë fat patën edhe prokurorë që hetuan pa frenakanabizimin e votë-manipulimin rilindist.

Nga ana tjetër për të zellshmit u mbyllën një e dy sy edhe kur provat ishin  më të rënda se ato që në raste të tjera kishin çuarnë shkarkim. Rasti flagrant i prokurores së Tiranës, e cila u konfirmua me porosi politike edhe kundrejt  provave shumërënduese shkaktoi një reagim publik me tone të ashpra nga monitoruesit ndërkombëtarë, Delegacioni i BE-së e Ambasada amerikane. Por ky ishte dukshëm një reagim i vonuar para majës së ajsbergut. Domethënia e këtij reagimi është se vetingashët e pushteti gradualisht kaluan çdo cak të abuzimit, mospërmbajtjes, arrogancës e sensit të pandëshkueshmërisë.

4- Rekomandim i pjesshëm në vend të epilogut

Përfaqsues të mazhorancës kanë propozuar prej tre muajsh qëorganeve të vetingut, të cilëve u mbaron mandati së afërmi, tu jepet një mandat shtesë. Pra me një fjalë vetingashëve, përgjegjës të drejtpërdrejtë për paudhësitë e deritanishme, duhet t’i jepet mundësia që t’i vazhdojnë ato. Për këtë duhetamenduar Kushtetuta gjë që nuk bëhet pa votat e deputetëve demokratë. Jam i sigurt që këta të fundit me mendje e zemër e konsiderojnë të papranueshëm këtë skenar. Një votë pro do të ishtë shumë më e rëndë e më ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por nga ana tjetër edhe vetingu duhet të vazhdojë e përfundojë. Me shpresë (duhet të kemi shpresë edhe kur duketkeq) se vazhdimi do të jetë më i ndershëm për gjyqtarë e prokurorë dhe më i dobishëm për drejtësinë.

Prandaj duhen konsideruar rrugë të tjera me organe te vetingutme emërime ex novo apo edhe siç parashikon Kushtetuta (e siç rekomandoi Komisioni i Venecias) që kompetencat të përcillen tek këshillat e prokurorisë dhe të gjyqësorit (ku të emërohen persona me integritet e besim publik).

Mungesa e debatit profesional, publik e gjithëpëfshirës për këtë çështje si dhe heshtja e opozitës është për momentin gjëjamë shqetësuese.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

6 tetor 2021

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY