Nga çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë, autorët e atentatit të djeshëm në Elbasan kanë qenë 3 persona por edhe shënjestër e tyre kanë qënë 3 persona.
Nga pala e sulmuar kanë qënë Ardjan Çollaku, Lulzim Bitri dhe një person tjetër që fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave.
“Ora News” raporton se pikërisht ky person i tretë quhet, Florenc Çekrezi, i cili ka qenë së bashku me dy viktimat kur dy personat e armatosur dhe të veshur me të zeza, kanë zbritur nga makina “Volvo” dhe kanë hapur zjarr.
Çekrezi, është larguar me vrap ndërsa dy miqtë e tij, Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri, mbetën të vrarë. Sipas burimeve, nga pamjet filmike autorët dukshëm janë shumë të qetë në kryerjen e krimit dhe po aq të qetë janë në momentin e largimin nga skena e ngjarje. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/