Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kontrata e re me Pfizer për 500,760 doza vaksine, Manastirliu: Arrijmë në 3 milion doza vaksine brenda 2021

30/09/2021
Kontrata e re me Pfizer për 500,760 doza vaksine, Manastirliu: Arrijmë në 3 milion doza vaksine brenda 2021
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 30 Shtator – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave për diskutimin e Aktit Normativ “Për miratimin tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normative nr. 3, datë 18.1.2021”, ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda këtij viti.

Duke u ndalur në marrëveshjen e re me kompaninë Pfizer, Manastirliu tha se kontrata e re nuk ka asnjë ndryshim në çmim apo në kushtet të tjera.
“Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshje. Fakti që po sjellim një amendim të marrëveshjes së nënshkruar bëhet për arsye se kjo marrëveshje nuk ka ndryshime as kur flitet për ndryshime në çmim dhe për kushte të tjera të kontratës, por sepse vjen në një sasi plus”, dekalroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se nëpërmjet COVAX do të mbërrijnë edhe dy dërgesa të konsiderueshme të vaksinave brenda vitit.
“Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti”, tha Manastirliu.
Minisrtrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare ka vendosur 36 milionë dollarë në dispozicion për blerjen e vaksinave.
Duke u ndalur tek rritja e diponibiliteti të vaksinave edhe për dozën 3 Manastirliu tha: “Sigurisht kjo është një kontratë e cila do të na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta të cilat disa vende i kanë filluar. Kjo na jep një garanci më shumë në disponibilitetin e vaksinave”.
Manastirliu tha se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë sot është 44%, ndërkohë që përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është drejt 36% e popullatës target +18 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.