LSI kundër ndryshimeve kushtetuese për afatin e institucioneve të vetingut

LSI kundër ndryshimeve kushtetuese për afatin e institucioneve të vetingut

50
0
Shares

Ndërsa afati i institucioneve të vettingut përfundon nga mesi i vitit tjetër, LSI është shprehur që tani kundër ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të KPK dhe KPA.

Selretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili thotë se çdo pazar për reformën në drejtësi me mazhorancën është asgjësim i shtetit të së drejtës.

Postimi i Vasilit:

Çdo pazar me Reformën në Drejtësi vetëm legjitimon kapjen përfundimtare të saj dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës.

Çdo pazar me reformën në Drejtësi është ortakëri me krimin shtetëror të Ramës dhe rilindjes.

Faktet ulërijnë dhe asnjë pazarxhi nuk mund t’i mohoje dot:

1. Vetingu u katandis në një Inspektorat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

2. Rezultatet e sondazhit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë flasin qartë:

-Sondazhi provoi se 63.3% e qytetarëve nuk e besojnë vetingun. –63.3 % e qytetarëve mendojnë se vetingu, ashtu siç po zhvillohet, nuk është një proces i drejtë.

-62.5% e qytetarëve u shprehën se vetingu nuk do ta pastrojë drejtësinë.

3. Nepotizmi politik rilindas në emërimet e anëtarëve të komisioneve të vetingut është fakt dhe shkak për mosbesimin ndaj vlerësimeve të tij.

4. Komisionet e vetingut kanë përbuzur jo pak herë konstatimet shumë serioze të përfaqësuesve të ONM duke shtuar edhe më shumë mosbesimin ndaj vlerësimeve të bëra.

5. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës në gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

6. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja. Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykatë Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

7. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, të votuar në 21-22 korrik, u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.

8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

9. SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.

10. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

11. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

12. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

13. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike. Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

14. Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligjin:

a. disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,

b. disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,

c. disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,

d. disa, që kishin bere evazion fiskal.

15. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën e miratuar në 21-22 korrik 2016.

16. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë nga Qeveria as financimin më të domosdoshëm për funksionimin e saj dhe ky është skandal tepër i rëndë.

Askush nuk u shmanget dot këtyre të vërtetave shumë të rënda.

Asnjë ortakëri dot nuk i jep dot legjitimitet kapjes se Drejtësisë nga Rama dhe rilindja.

Çdo ortakëri vetëm rëndon në mënyrë të pashpresë fundin e paralajmëruar të kujtdo, që punon kundër shqiptarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY