Dashi
Gjatë kësaj të mërkure do të arrini rezultate mjaft të larta në sferën profesionale, por edhe në atë sentimentale. Do të jetë një ditë e mbushur me kënaqësi të shumta.
Demi
Do të keni vështirësi në përqendrimin në punë. Mendja juaj do të fluturojë gjetkë, gjë që do të sjellë pengesa në punë. Në dashuri, partneri do të shfaqë hapur ndjenjat që ka për ju.
Binjakët
Në punë një person do t’iu gjendet shumë pranë, por nga ana tjetër do flasë pas kurrizit tuaj. Në çift pasioni dhe intensiteti, do të jenë në periudhën më të mirë të tyre.
Gaforrja
Ambienti në punë do të jetë mjaft i tendosur dhe do të përballeni me debate të pakëndshme. Në fushën e ndjenjave, do të vlerësohen nismat që do të propozoni.
Luani
Në punë do të merrni vlerësimin që prisnit, por bëni mirë të rrini me këmbë në tokë. Në dashuri partneri ka humbur komplet besimin te ju, për shkak të mungesës totale të sinqeritetit.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do të dini të jeni shumë bujar me një koleg në vështirësi, i cili do dijë si t’ua kthejë kortezinë. Në fushën sentimentale, situata rrezikon që t’iu rrëshqasë nga duart.
Peshorja
Gjatë kësaj të mërkure do të jeni të angazhuar maksimalisht, për të qenë të sigurtë se do çoni deri në fund çdo gjë urgjente. Mbrëmjen do e kaloni mes argëtimeve dhe takimeve të reja.
Akrepi
Do të përballeni me shumë probleme në punë, por do të arrini që t’i përballoni me sukses dhe energji. Në raportin në çift, partneri do të jetë i mahnitur nga mënyra jote e të qenit.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite, do të keni mundësi për të njohur një person i cili do të bëjë që ti shikoni gjërat nga një kënd tjetër. Në sferën personale bëni kujdes ndaj një njeriu që sillet si mik.
Bricjapi
Një person do mundohet t’ju ngrejë një kurth gjatë kësaj dite. Bëjini sytë katër. Nëse jeni vetëm, mundësitë për të njohur njerëz të rinj nuk do të mungojnë.
Ujori
Bëni kujdes në punë dhe mos u tregoni shumë arrogantë, pasi mund të fusni veten në telashe. Në dashuri ka ardhur momenti që të merrni një vendim të rëndësishëm.
Peshqit
Në sajë të ndikimit pozitiv të planetëve, kjo ditë do të menaxhohet shumë mirë dhe do të ketë bollëk ekonomik. Në fushën e ndjenjave, është momenti i duhur për të programuar pushime të shkurtra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/