Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e dytë të “Foltores” në qytetin e Fierit ndër të tjera “zbërtheu” atë që e cilësoi si gjuha e kodeve, mes Bashës dhe Edi Ramës lidhur me ndryshimin e Kushtetutës.
Berisha tha se mes Bashës dhe Ramës ka pasur një bashkëpunim, ndërsa shton kryeministri mori peng kreun e opozitës për t’i futur thikë pas shpine PD me dorën e vetëm Bashës.
Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Fier, Berisha sulmoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, sipas të cilit ‘diplomatja i paska thënë kryedemokratit Basha se “Berisha i di që kemi dosje”, ndërkohë që Berisha këmbënguli se të gjitha çfarë shkruhen aty janë vetëm shpifje.
Pyetje: PD ka një derë, pse duhet të gjithë që bëjnë karrierë të kenë njohje me kryetarin? Do të kemi sërish të drejtë për vota në forume?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/