Ish ministri i Shëndetësisë: Njohja e certifikatës së vaksinimit nga BE, lugë...

Ish ministri i Shëndetësisë: Njohja e certifikatës së vaksinimit nga BE, lugë bosh për të vaksinuarit me kinezen dhe rusen

61
0
Shares

Nga Tritan Shehu:

Covid: „Sihariqi“ i Rames per njohjen e pasaportes se vaksinave, nje luge boshe per shumicen dermuese te shqiptareve.
Rama hedh vetem nje fishekzjare per te hequr vemendjen nga deshtimet e tij edhe me politikat e vaksinimit Covid.
Procedura e filluar me Brukselin per pasaporten shqiptare te vaksinimit ka te beje vetem me formatin e dokumentit dhe shenjat e tij.
Ajo nuk ka aspak te beje me thelbin e ceshtjes, llojin e vaksines.
BE njeh vetem vaksinat e miratuara nge EMA, pra deri tashti ato Pfizer, Moderna, AstraZeneca e Johnson&Johnson, asnje tjeter.
As vaksinat Kineze, qe akoma nuk kane paraqitur as dhe dosje prane EMA, as ate ruse, qe megjithese ka paraqitur nje dosje, nuk ka akoma nje miratim per perdorim nga ajo agjensi.
Pra jemi pikerisht aty ku ne e kemi ngritur zerin:
–Shqiptareve ne shumicen dermuese u jane aplikuar vaksina kineze e ruse, te pa certifikuara, jo te sigurta, duke rrezikuar rende keshtu jeten e shendetin e tyre.
–Shqiptareve keshtu perseri ne shumice nuk i njihet as formalalisht ky proces vaksinimi, pra eshte nul edhe si dokument burokratik per levizjen jashte kufijeve.
—Shqiptaret ndahen keshtu edhe ne Shqiperi ne qytetare te diskriminuar ne shumjce dhe te privilegjuar per nje pjese te vogel, sipas llojit te vaksinave te aplikuara.
Perfundimi, ai qe kemi kerkuar:
1-Nderprerja e perdorimit te vaksinave te pa certifikuara-
2-Perdorimin per te gjithe prej moshes 12 vjec te vetem vaksinave te certifikuara, si po vepron edhe Kosova.
3-Rivaksinimi i te gjithe atyre qe jane vaksinuar me ato vaksina te pa certifikuara, me dozat e plota te llojeve te miratuara nga EMA, te sigurta e te efekeshme keto, gje qe po e aplikon edhe Turqia.
Kjo jo vetem do te forcoje sigurine medikamentoze, mbroje jeten e shendetin, por dhe do te jete nje ndihme e madhe per levizjen e lire.
Te gjithe shqiptaret meritojne ato cilesi vaksinash si dhe greket, italianet, kroatet, sllovenet per te shkuar pastaj te gjermanet, francezet etj.
Shqiptaret nuk jane qenie te dores se dyte!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY