Kirurgu Edvin Prifti, serish i ndalohen operacionet në spitalin publik

Kirurgu Edvin Prifti, serish i ndalohen operacionet në spitalin publik

128
0
Shares

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar serish kërkesën e mjekut Edvin Prifti për të ndryshuar masën e sigurisë “Pezullim nga detyra”.

Më 7 shtator Gjykata e Lartë la të pandryshuar masën e sigurisë “Pezullim nga detyra” për mjekun Edin Prifti. Kolegji Penal vendosi të mos pranonte kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë duke hedhur poshtë edhe kërkesën e SPAK për të rikthyer mjekun në qeli.

SPAK kërkoi rikthimin e Priftit në qeli me argumentin se kishin siguruar prova të mjaftueshme se mjeku kishte krijuar një skemë të mirëfilltë në dhënien e faturave tatimore false për të shmangur pagimin e tatimeve.

Ndalimi dhe arrestimi i Edvin Priftit ndodhi gjatë një procesi hetimi ndaj gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY