Asnjë i gjallë nga pasagjerët e furgonit, ishin pesë

Asnjë i gjallë nga pasagjerët e furgonit, ishin pesë

149
0
Shares

Asnjë nga pasagjerët përfshirë dhe shoferin nuk kanë shpëtuar gjallë në aksidentin e rëndë që ndodhi sot pasdite në Qafë Muzinë.

Tre burra dhe dy gra kanë humbur jetën në aksident ndërsa drejtuesja e furistrafës dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime.

Dy nga viktimat u zunë nga furgoni ndërsa të tjerët humbin jetën gjatë rrokullisjes në greminë prej gati 30 metra.

Detaje të tjera mësohen rreth aksidentit tragjik në Qafë Muzinë. Një makinë furistradë që drejtohej nga një femër ka goditur një furgon plot me pasagjerë. Furgoni ka përfunduar në greminë. Deri tani janë konfirmuar 4 viktima por dyshohet se janë 5, ndërsa persona ende janë më furgon pasi ka vështirësi në dalje.
Furgoni drejtohej nga Bardhi Proda që po aahtu ka humbur jetën. Rruga vijon të jetë e bllokuar dhe vargu i makinave është i gjatë.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY