Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës/Reagon PD: Tani duhet të paguajë Rama dhe...

Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës/Reagon PD: Tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij

70
0
Shares

Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro. Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve. Partia Demokratike ka kallëzuar në #SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje nuk mund të vijojë të marrë pluhur në sirtarët e drejtësisë. Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës. Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!

Posted by Jorida Tabaku on Thursday, August 26, 2021

Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës, ndlrsa ka reaguar PD. “Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij“, thuhet në deklaratën e PD

Deklarata e PD:

Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro.

Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve.

Partia Demokratike ka kallëzuar në #SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje nuk mund të vijojë të marrë pluhur në sirtarët e drejtësisë.

Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.

Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY