Rama paralajmëron vaksinimin e detyrueshëm për studentë dhe pedagogë

Rama paralajmëron vaksinimin e detyrueshëm për studentë dhe pedagogë

60
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot se vaksinimi mund të jetë i detyrueshëm për studentët dhe pedagoget në muajt në vijim.

“S’ka nuk dua”, tha Kryeministri gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 në Tiranë. Sipas Ramës, studentët, por edhe pedagogët kanë përgjegjësinë që të mbrojnë jo vetëm veten, por edhe të tjerët.

“Ajo që është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë intesivisht me gjithë rektoratin është që mund të vijë momenti, duke pasur parasysh me ca po ndodh në botë, duke pasur parasysh rreziqet e variantit ‘delta’ që vaksinimi për studentët që do hyjnë në auditorë të bëhet i detyrueshëm. Nëse vjen momenti mos thonë që nuk na thanë. Këtu nuk ka dua apo nuk dua. Është përgjegjësi që nëse për veten e tyre mund të thonë ne nuk duam t’ja dimë, të tjerët mos ti marrin në qafë.

Edhe për pedagogët e njëjta gjë, nuk ka nuk dua. Kanë përgjegjësi të mbrojnë edhe të tjerët”, tha Rama.

Në vijim Kryeministri rama tha se vaksinimi mund të behet i detyrueshëm si në shumë vende të botës.

“Vaksinimi nuk të heq 100% rrezikun, por të bën të kalosh më lehtë. Askush nuk ja ka borxh dikujt që të shkojë në spital se dikush vjen dhe thotë ‘nuk dua’. Mund të mos e bësh, por do rrish jashtë, nuk do futesh në auditorë.

Mund të vijë momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme edhe këtu. Kush ka ndërveprime sociale që lidhen me njerëz të afërt nuk mund të thotë “s’dua”, tha ai.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY