Dashi
Do jeni gjithë kohës sharmante sot ju që jeni në një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer. E vetmja gjë që do t’ju interesojë është raporti në çift. Edhe pse gjithçka është në favorin tuaj, ju do keni dëshirën të investoni shumë në dashuri. Me financat gjendja do vijë duke u përmirësuar.
Demi
Nëse kohët e fundit marrëdhënia juaj në çift është përfshirë shpesh në debate dhe zënka, sot është koha që të reflektoni gjatë dhe t’i jepni zgjidhje problemeve. Me afrimin e festave të fundvitit ju keni filluar të mendoni se si t’i kaloni sa më mirë dhe si të qetësoheni sa më shumë. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.
Binjakët
Do jeni shume xhelozë gjatë kësaj të enjte ju të dashuruarit dhe kjo do ju shkaktojë grindje të njëpasnjëshme me personin që keni në krah. Gjeni pak kohë dhe filloni t’u telefononi gjithë miqve tuaj për të organizuar një mbrëmje të këndshme, argëtimi është ilaç i mirë për mërzitjen. Financat do jenë mirë, pasi dhe ju do tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet.
Gaforrja
Yjet parashikojnë gjëra të reja dhe mjaft emocionuese për të gjitha ata që janë në një lidhje dashurie. Çdo moment i kaluar me partnerin sot do të jetë një mrekulli më vete. Mos u merrni me planet e menduara më parë pasi gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni planifikuar, jetoni momentin ashtu siç ju vjen. Në planin financiar tregohuni të logjikshëm.
Luani
Urani do të jetë planeti që do të ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Gjërat do fillojnë të kenë përmirësime dhe do ndiheni më mirë se më parë. Beqarët nuk do të kenë asnjë ndryshim në jetën e tyre personale, gjërat do vazhdojnë të mbeten ashtu siç janë. Me buxhetin parashikohen probleme mjaft serioze. Kujdes sepse një gjest i gabuar mund t’ju kushtojë shumë.
Virgjeresha
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për ta humbur energjinë dhe intensitetin që ka pasur. Mund të ndjeheni keq për debatet që do kaloni. Nëse nuk jeni të fortë dhe të ashpër, ndonjëherë mund të përfitojnë nga ju. Por në punët e ndjenjave duhet të tregoheni pak më elastikë. Në planin financiar ndikimi i yjeve do të jetë negativ, tregoni kujdes.
Peshorja
Jeta juaj në çift do marrë një kthesë shumë të mirë gjatë kësaj dite. Do jeni të logjikshëm dhe do i dini sa i keni limitet. Sigurisht që do të arrini atë që dëshironi por përpiquni të mos bëheni të bezdisshëm për të tjerët. Në planin financiar do dini si të veproni në çdo moment.
Akrepi
Ditë e paqëndrueshme do të jetë kjo e enjte për ata që janë në një lidhje. Debatet mund të shkaktohen edhe nga gjëra fare të vogla të cilat do ju mërzisin. Besojini këshillave të atyre që ju sugjerojnë të bëheni më të komunikueshëm me kë keni përpara. Në planin financiar gjendja do përmirësohet, kjo falë menaxhimit tuaj që keni treguar.
Shigjetari
Ditë goxha e favorshme do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në çift. Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj. Por gjithsesi një ndjenjë e theksuar xhelozie do ju pushtojë herë pas herë, të cilën as vetë nuk e dini nga ju buron. Evitoni të bëni debate si me partnerin, ashtu dhe me ata që keni pranë dhe dita do të kalojë e qetë.
Bricjapi
Horoskopi parashikon klimë të ngrohtë dhe të qetë për ata që janë në një marrëdhënie. Sot do gjeni gjuhën e përbashkët dhe do tregoheni mjaft tolerant me njeri-tjetrit. Edhe dita e punës do të mbyllet mjaft mirë. Gjithçka shkon mirë përveç një shqetësimi që keni me një mikun tuaj të ngushtë që duket sikur po e humbni. Mundohuni të tregoheni më të vëmendshëm me gjërat që kanë rëndësi për ju.
Ujori
Ditë energjike parashikojnë yjet për ata që janë në një lidhje. Momente të lumtura me pasion dhe emocione do të mbushin këtë të enjte për ju. Edhe beqarët do të kenë momente të bukura, falë disa takime me persona të rinj që do të njohin. Në planin financiar gjithçka po ecën normalisht, prandaj mos rrezikoni me ndonjë investim të madh i cili nuk do të shkojë sipas planeve tuaja.
Peshqit
Sot partneri mund të lodhet nga kapriçot tuaja të tepruara. Mbase duhet të hiqni dorë nga ato gjatë kësaj të enjte sepse askush nuk do t’i pranojë. Mundohuni t’i kushtoheni me gjithë qenien tuaj kësaj marrëdhënie që gjërat të përmirësohet dhe gjithçka të rrjedhë normalisht. Financat do kenë goxha përmirësime të cilat do ju mundësojnë edhe ndonjë investim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/