LSI pro maturantëve, Mehmetaj: MAS të reflektojë, të ndryshojë kritieret e pranimit

LSI pro maturantëve, Mehmetaj: MAS të reflektojë, të ndryshojë kritieret e pranimit

85
0
Shares

LSI ka pranuar faktin se reforma në arsimin e lartë ka krijuar problematika sa i takon mënyrës së pranimit të studentëve në Universitet. Në një deklaratë për mediat, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, tha se kërkohet reflektim nga ana Ministria e Arsimit sa i takon problematikave të evidentuara në këtë proces. Mehmetaj tha se LSI do të kërkojë ndryshimin e kritereve të pranimit të maturantëve në institucionet e arsimit të lartë në vend.

“Arsimi i fëmijëve është prioritet i të gjitha familjeve shqiptare. Në këtë fazë që është procesi nuk duhet të flasim duke krijuar konfuzion, dhe as ta trajtojmë çështjen politikisht. Janë evidentuar disa problematika për të cilat ne do të kërkojmë reflektim nga Ministra e Arsimit. Do kërkohet ndryshmi i kritereve të pranimit. Këto kritere duhet të ishin njoftuar që në fillim të vitit të tyre të pare, dhe jo në vitin e fundit të shkollës së mesme. Një qëndrim tjetër i yni ka të bëjë me moskoridinimin me universitetet shqiptare. Ky proces ka krijuar këtë situata ku ndodhen sot maturantët. Do të kërkojmë përmirësim të sistemit”, tha deputetja Kejdi Mehmetaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY