A do të jenë vaksinat të detyrueshme në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve...

A do të jenë vaksinat të detyrueshme në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve jep vendimin. Ja cilat janë masat anticovid

167
0
Shares

Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi sot se në Shqipëri nuk do të ketë vaksinime të detyrueshme ndërsa janë vecuar nga ky përcaktim disa grupe siç janë mjekët apo mësuesit, që përveçse duhet të mbrojnë veten duhet të mbrojnë edhe komunitetin ku punojnë.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se kjo kategori duhet të vërtetojnë që nuk janë persona që infektojnë të tjerët.

“Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar dhe këtë e kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe do vazhdojmë të ndjekim. Është e vërtetë që referencat që keni ju i kemi parë edhe ne. Por ka disa elemente siç janë grupet si mjekë, arsimtare që përpos detyrës qytetare të mbrojtjes së vetes duhet të mbrojnë komunitet që punojnë.

Ne nuk detyrojmë askënd, por ka metoda alternative që dikush të punojë në një vend të caktuar, por drejtuesit dhe administratoret duhet të jenë të qetë që punëtori është brenda parametrave të punës. Ti nuk detyron, por ai duhet të provojë statusin e mos infektivitetit”, u shpreh Fico.

Sa i takon shkollave, Fico u shpreh se ka një protokoll që duhet të zbatohet dhe me shifrat që janë aktualisht nuk do të ketë mbyllje të shkollave.

“Sa i takon shkollave, ISHP ka në përfundim një protokoll që do ti shërbejë arsimimit qifte të hapur qoftë me alternime, ne shikojmë situatën dhe do të vijojmë”, tha Fico.

Edhe zv/ministrja Mira Rakacolli tha: “Shkollat do të hapen atëherë kur është e përcaktuar, sepse arsimtarët i kemi të vaksinuar. Me shifrat që kemi sot nuk diskutohet hapja”

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se duke vlerësuar situatën epidemiologjike në Shqipëri tha se pavarësisht rritjes së rasteve, është parë e arsyeshme që situata mund të mbahet nën kontroll me masat ekzistuese.

Sipas Rakacollit, problem mbetet zbatimi i masave. “Në krahasim me vitin e kaluar numri i të shtruarve është ndjeshëm më i ulët. Situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve i përgjigjet mirë niveli i masave që ne kemi në fuqi, problem është zbatimit i tyre.Mendimi është që situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtat masa por duke i zbatuar ato dhe intensifikimi i vaksinimit”, u shpreh Rakacolli.

Ky fakt u përsërit edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik. “Masat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht kohës së ngrohet, lëvizjes brenda ose jashtë vendit. Por duhet fuqizuar zbatimi i tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i maskës, distancomi social dhe higjena duhet të zbatohen”, tha Fico.

Masat qe mbeten ne fuqi:

1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social

2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet

3-Ora policore 24-6. Muzika e lejuar deri në 23

4-Lejohen kampionatet deri në 30% të kapaciteteve.

Sipas Rakacollit, shkak i rritjes se rasteve eshte qarkullimi i variantit Delta.

“Komiteti i ekspertëve vlerësoi indikatorët me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re edhe në raportimet tona ka një rritje të rasteve, e reflektuar edhe në rritjen e thirrjeve në urgjenca dhe shtrimet në spitale. Arsye kryesore është Delta që ka një shkallë më të lartë infektueshmëria. Në vend  ka vazhduar vaksinimi, dhe kjo ka bërë që situatë të jetë nën kontrolle”, tha Rakacolli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY