Detaje të reja nga seanca gjyqësore për vrasjen e 18 vjeçares. “Dyshoj...

Detaje të reja nga seanca gjyqësore për vrasjen e 18 vjeçares. “Dyshoj se e tradhtoi me djalin e dajës”

149
0
Shares

Mediat kosovare publikuan detaje të reja nga masakrimi i 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj. Sipas Gjykatës Themelore, autori i dyshuar, Dardan Krivaqa e ka dhunuar për dy ditë me radhë në mënyrë makabre adoleshenten deri sa i ka marrë jetën për shkak se autori dyshonte që 18-vjeçarja e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të dobëta, xhelozie, për shkak se i pandehuri D.K dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës, për këtë arsye një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike, e pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën tjtër derisa e ndjera ka ndërruar jetë”, thuhet në përshkrimin e gjykatës.

Ndaj të dyshuarit tjetër në krim Arbër Sejdiu, është caktuar masa e paraburgimit.

Gjykata thekson se “I pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, përkatësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas atë e kanë dërguar dhe e kanë lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit janë larguar në drejtim të panjohur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY