Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për kultivimin e kanabis sativës në të gjithë territorin e vendit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit pasi u kthye nga Brukseli, kreu i Qeverisë u shpreh se opozita po bën propagandë me hashashin, ndërsa shifrat tregojnë të kundërtën. Sipas Ramës, Qeveria që ai drejton dhe Policia e Shtetit shkatërruan Lazaratin, ndërsa fenomeni i kultivimit në zonat e tjera ka qenë fenomen edhe në të kaluarën.
Ndryshimi i vetëm sipas Kryeministrit Edi Rama është se tani kanabis sativa kultivohet në zona më të thella malore. “Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë që ne e shkatërruam. Kultivimi është spostuar në thellësi, nuk është si ka qenë, hapur”,- tha Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament.
Vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit pranoi denoncimet e PD për mbjelljen e kanabisit në afërsi të Rinasit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/