Masakrimi i vajzës 18 vjece në Ferizaj, reagime në rrjete sociale: Rivaqa...

Masakrimi i vajzës 18 vjece në Ferizaj, reagime në rrjete sociale: Rivaqa ishte problematik që në shkollë

213
0
Shares

Dy të rinj dhunuan deri në vdekje një vajzë 18 vjecare në Kosovë. Vajza e pajetë u la dje afër një spitali në Ferizaj nga të rinjtë që lëviznin me një makinë me targa të Zvicrës.

Njëri nga personat e dyshuar është arrestuar ndërsa policia e Kosovës e cilëson rastin si “vrasje e rëndë”, ndërkohë që njëri nga personat është ende në arrati.

Dy të rinjtë u panë ditën e djeshme me një makinë me targa zvicerane. Lanë të renë e vdekur në derë dhe më pas janë larguar me të njëjtin mjet. Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

Në komunikatë për mediat, thuhet se i dyshuari, A.S. 32 vjecar, është intervistuar dhe pastaj ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Nga pamjet e publikuara në media shihet se 18-vjeçarja është braktisur nga dy djem të rinj, njëri prej të cilëve tashmë ka rënë në prangat e policisë ndërsa Dardan Krivaqa është shpallur në kërkim.

Donika Gashi, një qytetare nga komuna e Ferizajt në një status në Facebook shkruan se Rivaqën e ka patur në shkollë dhe thotë se e kujton prej atëherë si djalë problematik.

“Ky ka pas sjellje agresive gjithmonë dhe me aq sa di ka kryer vepra penale që nga shkolla fillore. Kjo e bënë edhe më të rëndë vrasjen e 18-vjeçares, pasi një krim i tillë do mund të parandalohej nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte si duhej”, thotë ajo.

Ndersa policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë në kapjen e Dardan Rivaqës. Ky akuzohet si autor në vrasjen e 18-vjeçares M.O, të cilën e ka lënë të vdekur në spitalin e Ferizajt duke u zhdukur më pas,

Në njoftim thuhet: “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .

Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) RIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa: rr: “Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr.3-Ferizaj . a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY