200 policë me uniformë për mbarëvajtjen e koncertit të Bregoviç në Korçë

200 policë me uniformë për mbarëvajtjen e koncertit të Bregoviç në Korçë

82
0
Shares

Natën e sotme te festës së birrës performon këngëtari serbo boshnjak Goran Bregovic dhe banda e tij.

Mbi 200 forca policie janë angazhuar në koncert nga frika e ndonjë incidenti pas debatit të madh për ardhjen e tij në këtë festë.

Pjesa më e madhe e policëve kanë rrethuar terminalin.

Ndërkohë që pjesa tjetër është vendosur në bulevardet kryesore të qytetit. Ndryshe nga koncertet e 4 netëve të para të kësaj feste, koncerti i Bregoviç do të jetë më i reduktuar në numër, kjo edhe për shkak të masave të sigurisë, lajmëron Panorama që po e ndjek në detaje këtë festë.

Që në hyrje të terminalit ka kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit.

Njoftimi i habitshëm i Bashkisë Korçë:

KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

A e din se t’gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çifteliës

Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë

Kënga le t’jehojë –

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY