Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim ditën e sotme se të gjithë aplikantët që nuk kanë fituar lotarinë mund ta kontrollojnë edhe një herë statusin e tyre, pasi janë pranuar aplikantë të rinj.
NJOFTIMI
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017
Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve
www.dvlottery.state.govduke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.
Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve
www.dvlottery.state.govku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thën në më lart, injorojeni atë, është një mashtrim.
Programi i lotarisë DV-2017 mbaron më 30 Shtator 2017. Për më tepër nëse të gjitha 50,000 numrat e vizave janë lëshuar përpara kësaj date, programi do mbyllet më shpejt. Të përzgjedhurit duhet të veprojnë me shpejtësi që tani, pasi procesi i vizës mund të jetë i gjatë. Vizat për programin DV-2017 nuk mund të lëshohen pas 30 Shtatorit 2017. U rekomandojmë të regjistruarve të kontrollojnë statusin e tyre të aplikimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve
www.dvlottery.state.govduke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit që morët kur aplikuat fillimisht për lotarinë DV-2017.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/