Mori 300 mijë lekë për regjistrimin në shkollë, arrestohet mësuesi

Mori 300 mijë lekë për regjistrimin në shkollë, arrestohet mësuesi

59
0
Shares

Vetëm një ditë pas shfaqjes së kameras së fshehtë në emisionin investigativ “STOP” , ku në këmbim të 300 mijë lekëve mund të regjistroheshe në shkollë, kanë reaguar institucionet e drejtësisë duke vënë në pranga mësuesin.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë rjon Çutra, 36 vjeç, banues në Tiranë, mësues në shkollën e mesme ndërtimore “Karl Gega”.

Ndalimi i tij u bë pasi mbrëmjen e së mërkurës,në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, janë paraqitur filmime të veprimeve korruptive të kryera prej tij, ku në këmbim të marrjes së përfitimit të paligjshëm në vlerën 30.000, mundësonte studentëve regjistrimin prane shkollës “Karl Gega”, megjithëse ata nuk plotësonin kriteret e vendosura nga drejtoria e kësaj shkolle.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY