Dashi
Gjatë kësaj dite do ndiheni të lumtur ju që jeni në një lidhje. Do jeni tejet sensualë dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret do kenë konflikte të shumta me familjarët dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Do ju duhet ende të presin edhe pak. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e qëndrueshme.
Demi
Do kaloni me tepër çaste intime me partnerin tuaj dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Ne mesdite do i bëni edhe surpriza njëri-tjetrit. Beqarët do vazhdojnë të enden sa andej-këtej dhe sërish nuk kanë për ta gjetur princin e tyre të kaltër. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të matur sa të mundni sepse në të kundërt do keni probleme serioze.
Binjaket
Nëse jeni ne një lidhje do keni një ditë të paqëndrueshme. Herë pasioni do jetë i zjarrtë dhe kënaqësitë të papërshkrueshme dhe herë konfliktet do jenë vrastare. Beqarët do jenë të pafat në dashuri dhe nuk do e gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Me pak kujdes mund ta mbani gjendjen te qëndrueshme.
Gaforrja
Nëse nuk mundoheni t’i bëni gjërat me shpejtësi, ato mund të ecin mirë mes jush dhe partnerit tuaj gjatë kësaj dite. Në rast të kundërt debatet dhe problemet do mbizotërojnë. Beqaret nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që të ndryshojnë status. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do kryeni edhe disa investime interesante.
Luani
Ambienti yjor do jetë i qetë gjatë kësaj dite për ju që jeni në një lidhje. Do merreni vesh mirë me partnerin dhe gjërat do funksionojnë më së miri. Beqaret do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë me ta një lidhje te qëndrueshme. Buxheti do jete i mire, kështu që edhe po shpenzuat pak me tepër nuk do keni asnjë lloj problemi.
Virgjeresha
Mos e provokoni aspak partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse ai nuk do jetë në humor të mirë dhe mund t’iu lindin probleme serioze. Beqarët më mirë t’ia lënë gjërat kohës nëse nuk duan që të bëjnë gabime. Gjithçka është parashikuar se kur do ndodhë. Në planin financiar maturia do mbizotërojë gjithë kohës. Do dini mirë sa të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për nesër.
Peshorja
Nëse jeni ne një lidhje, ka rrezik që rutina t’iu pushtojë gjithë kohës sot dhe të mos keni dëshirë të bëni asgjë të re. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e shkatërroni lidhjen. Beqarët do bëjnë mirë të mos kërkojnë dikë qe ta përulin dhe të bëjnë çfarë duan vetë. Në planin financiar do jeni të qartë dhe do mateni mirë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi. Nuk priten probleme.
Akrepi
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Do jeni më të kuptueshëm dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bërë. Beqarët do jenë në ajër gjithë kohës dhe nuk do ndihen gati për të ndryshuar statusin e tyre. Buxheti do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat që keni. Po shpenzuat shuma të mëdha do keni edhe vështirësi pa fund.
Shigjetari
Pas një periudhe delikate dhe të mbushur me probleme në jetën tuaj në çift, gjerat do fillojnë të përmirësohen disi. Do jeni më optimistë. Beqaret do bien në dashuri pa e menduar. Ja qe gjerat ndonjëherë nuk mund të parashikohen. Financat do jenë goxha të mira. Mbajini sa më gjatë në këtë gjendje.
Bricjapi
Kujdes me ashpërsinë dhe kokëfortësinë në çift gjate kësaj dite pasi situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit dhe mund të vije një ndarje e mundshme. Beqarët do realizojnë takime, por asgjë serioze nuk do ndodhë. Financat mund të përmirësohen edhe duke besuar tek lojërat e fatit, megjithatë nuk duhet tepruar dhe nuk duhet që kjo të bëhet varësi.
Ujori
Jeta juaj ne çift do varet tërësisht nga sjellja që do keni me partnerin tuaj. Nëse gjeni gjuhën e përbashkët dhe merreni vesh çdo gjë do ecë si duhet. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do mendojnë të krijojnë një lidhje me të. Me shpenzimet tregohuni disi më të arsyeshëm dhe gjendja do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Ju i keni të gjitha aftësitë.
Peshqit
Jeta juaj në çift do jetë gjate gjithë kohës e qëndrueshme. Nuk do grindeni për asgjë me personin që keni në krah dhe do ndiheni mirë. Beqarët do e lënë veten të lire dhe do përfitojnë nga të gjitha ftesat që do ju bëhen. Ja që ndonjëherë nuk është e nevojshme të bësh sakrifica për të arritur atje ku do. Edhe pse financat do jenë të mira nuk duhet të kryeni shpenzime të tepruara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/