Neni që u ndryshua në vitin 2018 dhe inkurajpn djegiet e monumenteve...

Neni që u ndryshua në vitin 2018 dhe inkurajpn djegiet e monumenteve të kulturës

75
0
Shares

Ngjarja e fundit në qendër të kryeqytetit ku u tentua që të digjej godina e “Sarajeve të Topatanëve” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në ligjin e ri të monumenteve të kulturës, shkruan sot e përditshmja Panorama.

Në ligjin e miratuar në vitin 2018 me bujë të madhe e premtime epokale, si perde e hekurt ndaj shkatërrimit duke mbrojtur deri edhe peizazhin historik, që së pari do të ndalonte ndërtimet e larta, ka zhdukur nenin, që i detyronte pronarët dhe shtetin, që në rast shkatërrimi për shkaqe natyrore, në të njëjtin truall objekti do të rindërtohej në të njëjtin volum.

Zhdukja e këtij neni, i ka hapur rrugë djegieve si pasojë ku shkaku janë projektet ndërtimore, thekson gazeta ndërsa i referohet një arkitekti të njohur, ndërkojë edhe pedagog i arkitekturës.

Arkitekti Kreshnik Merxhani thotë se “ligji ka filluar dhe lëshon pe pafund për sa i përket mbrojtjes së monumenteve të kategorisë së parë veçanërisht detyrimit për t’i rindërtuar ato nëse shkatërrohen prej shkaqesh të jashtëzakonshme, siç është edhe zjarri.

Unë kam ngritur pyetjen se çfarë do të bënte një ndërtues nëse edhe po të digjej një pronë, ajo të duhej të ndërtohej si detyrim ligjor me po atë volum dhe me po me ato materiale siç ishte?”.

Falë këtij neni të ligjit të vjetër të trashëgimisë, shtëpia e Themistokli Gërmenjit në Korçë, e njohur edhe si shtëpia e flamurit, ndonëse u la të shkatërrohej në vitin 2012, u rindërtua vite më pas, paralelisht me zhdukjen e nenit në ligjin e ri.

Ndërsa peizazhi urban që në ligj u fut për herë të parë nuk i ka ndalur dëmet as në Tiranë dhe as në Gjirokastër ku “by-pass”-i vazhdon, pavarësisht kërkesës së UNESCOs për të ndalur ndërhyrjen. “Kanë vijuar me makineri të rënda, me ritëm të larët dhe po dëmtojnë peizazhin historik dhe kulturor të Gjirokastrës, po afrohen shumë me një zonë me potencial të lartë arkeologjik se bëhet fjalë për lagjen e parë të dalë nga kalaja. Dhe sigurisht që ka ndikim edhe në gjeologjinë aty dhe prek edhe integritetin strukturor të kalasë”.

Merxhani thotë se emrat e specialistëve të trashëgimisë që janë konsulentë të “by-pass”-it në Gjirokastër nuk janë bërë publik, ndërsa projekti, rrezikon të nxjerrë qytetin nga lista e UNESCO-s.

Ndërkohë, ky vakum ligjor i krijuar ka nxitur te pronarët privat të godinave të shpallura monument kulture që të vendosin zjarrëvënie të qëllimshme në mënyrë që të kenë përfitime më shumë. Llogaria është e qartë.

Nëse vlera e tregut sipas llogaritjes së shtetit është X nëse në të njëjtin truall pronarët do të ndërtonin apo do ta shisnin te një i tretë përfitimi do të ishte i konsiderueshëm më i lartë./PANORAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY