VENDIMI/ Viti i ri shkollor shtyhet me dy javë, ministrja Kushi tregon...

VENDIMI/ Viti i ri shkollor shtyhet me dy javë, ministrja Kushi tregon arsyet

145
0
Shares

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se mësimi në arsimin parauniversitar dot ë nisë me 27 shtator ndërkohë që tha se kjo shtyrje është reflektuar edhe tek mbyllja e vitit shkollor.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021”, deklaroi ministrja.

Gjatë kësaj periudhe shkollat do të jenë të hapura, për të zhvilluar mësim plotësues, por nxënësit nuk janë të detyruar t’i ndjekin këto orë mësimi.

VENDIMI I MINISTRISE/ NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2021-2022

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY