Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën elektoral në Dibër.
Shpurës së mazhorancës i mungonte kreu i LSI-së, Ilir Meta…, por jo shakatë tallëse të kryemministrit Edi Rama.
Mes batutave që as vetë, por as të pranishmit në shesh nuk bënte për të qeshur, kryeministri Edi Rama u tregua i sinqertë kur pranoi se, “nuk kemi bërë rrugën e Arbrit nuk kemi bërë mrekulli për Dibrën”…
Tek – tuk, pas kësaj deklaratë-shakaje, pati ndonjë tentativë për të qeshur…
Por, turma “shpërtheu” kur kryeministri Edi Rama premtoi…, “me Muharrem ramën kryetar bashkie, do të përmirësojmë ‘leximin’ e matësve elektrikë”…
Këtu turma nuk e mbajti veten …





