SHKODËR&EMRI/ I dënuar në Hungari, kapet në Shkodër, ndërsa në Vaun e...

SHKODËR&EMRI/ I dënuar në Hungari, kapet në Shkodër, ndërsa në Vaun e Dejës, babë e bir rrahin njëri tjetrin në shtëpi

116
0
Shares

Vihet në pranga nga policia e Shkodrës një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi i dënuar për posedim të lëndëve narkotike.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.

Ndërsa nga strukturat e Policisë në Komisariatin e Vaut të Dejës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. V. 51 vjeç dhe F. V., 28 vjeç (babë e bir, të dy me precedent të mëparshëm penal), banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në ambientet e banesës së tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY