Një person u qëlkua me armë gjahu në Vlorë në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë.
Ka mbetur i plagosur shtetasi Viktor Hyso.
Forcat e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sotir Gjonçari, 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin Viktor Hyso, 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje).
Shtetasi Sotir Gjonçari, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore”, njofton policia. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/