Mesohet emri i autorit të plagosjes, dy të plagosurit banorë të lagjes

Mesohet emri i autorit të plagosjes, dy të plagosurit banorë të lagjes

121
0
Shares

Është mësuar emri i autorit që qëlloi sonte me pistoletë ndaj dy të rinjve.
Ai është Aldo Gjini i cili plagosi dy persona ne rrugën Todi Shkurti pas një sherri për përplasje makinash.

“Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve nga trauma mësohet se ata plaget i kanë marrë në gjoks. Njëri prej të tyre ka plagë tejshpuese, por fatmirsisht nuk ka prekur asnjë organ jetësor, duke shpëtuar mrekullisht. dërsa i plagosuri tjetër ka pësuar shëmbje dhe mund ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por sipas mjekëve rrezikun e ka kaluar. Ndërkohë, nga verifikimet paraprake dy personat e plagosur rezultojnë pa precedentë dhe janë banorë të lagjes”, raporton fax tv. m.k

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY