Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

545
0
Shares

Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat është 400 euro, ndër më të ulëtat në Europë. Vendi që paguan më pak në privat është Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro. Në shtetin fqinjë Maqedoni, paga mesatare në sektorin privat është 524 euro. Akoma më e lartë është paga në privat në Malin e Zi, që i kalon 700 euro në muaj. Në Serbi është 505 euro…

Observatori Financiar për Europën Qendrore ka publikuar një studim mbi diferencat e pagave në këtë rajon, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Studimi tregon se banorët e rajonit të Europës Qendrore dhe Juglindore fitojnë rreth 2.5 herë më pak se ata të Bashkimit Europian dhe se shumica e këtyre vendeve nuk konkurrojnë për investitorë, duke ulur pagat.
Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat është 400 euro, ndër më të ulëtat në Europë. Vendi që paguan më pak në privat është Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro. Në shtetin fqinjë Maqedoni, paga mesatare në sektorin privat është 524 euro. Akoma më e lartë është paga në privat në Malin e Zi, që i kalon 700 euro në muaj. Në Serbi është 505 euro.
Shqipëria renditet edhe ndër vendet me pagë minimale neto të ulët, e cila llogaritet në 140 euro. Ukraina dhe Rusia janë vendet që kanë nivelin më të ulët të këtij treguesi, përkatësisht me 42 dhe 63 euro. Vendi me pagën më të lartë minimale neto është Austria, me 1,483 euro. Sllovenia, nga ana tjetër, llogarit një pagë minimale neto në rreth 561 euro. Ndryshimet janë dramatike. Pagat minimale neto në vende si Rusia, Ukraina, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja etj., janë deri në 5 apo 7 herë më të ulëta se ato të 15 vendeve të BE-së (struktura e vjetër e familjes europiane).
Studimi tregon se kjo shpërndarje nuk lidhet vetëm me faktorë ekonomikë, por edhe me ata historikë.
Vendet lindore dhe pjesa jugore e Baltikut kanë pasur ndikim të fortë nga Rusia, Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane. Efektet 200-vjeçare ndihen edhe sot në tregun e punës. Individët e këtyre rajoneve punojnë më fort se fqinjët perëndimorë.
Studimi gjithashtu nxjerr në pah se Europa Qendrore dhe Juglindore është heterogjene.
Në të bëjnë pjesë shtete moderne siç është Austria, Sllovenia apo Çekia; shtete që synojnë që t’u bashkohen atyre me ekonomi të konsoliduar si: Polonia, Hungaria, Shtetet Baltike, Sllovakia etj., si dhe ato që janë në “kryqëzim” si Shqipëria, vendet e ish-Jugosllavisë apo së fundmi edhe Rusia.
Megjithatë ka edhe shtete që kanë reduktuar ndjeshëm diferencat, siç është rasti i Polonisë, ku paga neto mesatare është 2.5 herë më e vogël se në 15 vendet bazë të BE-së.
Në Shqipëri, paga mesatare neto llogaritet në 331 euro ose rreth 4.4 herë më e ulët se ajo në Austri. Afër Shqipërisë, për këtë tregues, gjendet Maqedonia. Raste me diferenca të mëdha janë edhe ato krahasuese mes Austrisë dhe Sllovenisë e disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe ai mes Estonisë (një vendi të vogël) dhe Rumanisë.
Në analizë, studimi merr edhe një zë tjetër siç është ai i përqindjes që zë paga minimale neto ndaj kostos mesatare të punës (ku përfshihet paga neto, taksat dhe kontributi shoqëror dhe shëndetësor).
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të këtij treguesi që është rreth 71%. Maqedonia llogarit pak a shumë të njëjtin nivel, me një diferencë prej rreth 3 pikë përqindje.
Rasti i Bosnjës dhe Hercegovinës është më karakteristik. Ai plotëson pothuajse të gjitha kriteret e një shteti të shkatërruar. Paga mesatare neto (ekuivalente me 177 euro) në Bosnjë dhe Hercegovinë është 4 euro më e ulët se paga neto minimale (181 euro) dhe paga minimale bruto është 10 euro më e ulët se paga mesatare bruto (277 euro).
Raporti nënvizon edhe ndryshimet në politikat e taksimit. Në të thuhet se vendet e rajonit që janë marrë në analizë kanë zbatuar pak a shumë një politikë të qëndrueshme taksimi. Kjo shpjegohet me një sërë faktorësh, ku ndër të tjera renditet edhe mungesa e ndryshimeve strukturore.
Studimi nënvizon një argumentim pesimist, që ka të bëjë me faktin se një pjesë e mirë e sistemeve të taksimit në këtë rajon janë të komplikuara, jo miqësore me tatimpaguesit dhe joefikasë, ndaj kërkohet përmirësimi i tyre pa stimuj të fortë nga jashtë.
Në rajon është vënë re zbatimi i të ashtuquajturit ‘rregullim’ që më së shumti është një kopjim i ideve të këqija të Hungarisë, e cila dallohet për shpikjen e titujve të rinj të taksave, si: taksa mbi sistemin bankar, mbi shitësit, që janë vënë re edhe në Poloni.
Një tjetër aspekt ku ka dallime mes vendeve të rajonit është edhe ai i parandalimit me mashtrimet e TVSH-së, ku parashikohet mbulimi i një game gjithnjë e më të gjerë të mallrave.
Ekspertët që kanë hartuar raportin nënvizojnë se rajoni po përpiqet që të krijojë një klimë sa më miqësore për sistemin e brendshëm fiskal, si dhe të mbajnë një nivel të ulët të rasteve që reduktojnë mashtrimet dhe përmirësojnë mjedisin.
Efektet e një reforme të përgjithshme do të duhen të shihen në një kohë disi më të gjatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY