DETAJET/ Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jaku i shpëtoi një atentati,...

DETAJET/ Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jaku i shpëtoi një atentati, ja pistat e hetimit

224
0
Shares
Saimir Jaku

Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri para një jave mbante detyrën e drejtorit të njësisë së tensionit të lartë për Veriun, i ekzekutuar me breshëri automatiku dje rreth orës 09:40, në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit, i kishte shpëtuar një atentati më parë.
Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.
Policia ka nisur hetimet për këtë krim të rëndë që tronditi dje Rrëshenin, duke mos përjashtuar asnjë pistë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të riut i është bërë një atentat rreth katër vite më parë po në Rrëshen nga disa të rinj nga fshati Ndërfushaz, raporton “Panorama”.
Ata e qëlluan me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Gjithashtu, ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish.
Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.
Që prej orëve të mesditës të së premtes forca të shumta policie të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë krehur zonën, deri në Gallatë të Kurbinit, ku mësohet se është parë makina e autorëve për herë të fundit, por pa mundur që të bien në gjurmët e tyre.
Sipas bluve, janë kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa e gjithë zona po kontrollohet dhe nga një helikopter i Policisë. Paraprakisht dyshimet e Policisë janë fokusuar në disa pista.
Dyshohet për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut kohët e fundit, ndaj do të merren në pyetje familjarë dhe miq të tij që mund të kenë pasur dijeni. Gjithashtu nuk përjashtohen as konfliktet e vjetra apo për shkak të detyrës.
Nga ana e hetuesve po verifikohet edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY