Motra e njerkut të akuzuar: Ilmiu nuk e ka përdhunuar 12-vjeçaren, ngjarjen...

Motra e njerkut të akuzuar: Ilmiu nuk e ka përdhunuar 12-vjeçaren, ngjarjen e ka sajuar e shoqja

76
0
Shares

Pas akuzave për përdhunim në Fier, nga njerku, të vajzës minorene të bashkëjetueses së tij, ka reaguar Alije Gremi, motra e të akuzuarit.
Ajo e cilëson ngjarjen të sajuar nga e shoqja e të vëllait dhe se nuk beson që ai ta ketë kryer këtë gjë.
“Fajin e ka gruaja, vëllai im është njeri i mirë. Nëse e ka bërë të përgjigjet para drejtësisë, por s’e besoj. Jemi të befasuar nga kjo ngjarje, nuk mund ta besojmë”, u shpreh Alije Gremi.
Sipas saj, Selvie Yzeiraj, nëna e vajzës që është përdhunuar, largohej për muaj të tëra nga shtëpia bashkë me vajzën e saj. Motra e 50-vjeçarit i kërkon polcisë të hetojë rastin dhe të zbardhë të vërtetën e ngjarjes.
Ngjarja  e rëndë e dyshuar, ka ndodhur në fshatin Mbyet, në Fieri. Një 12-vjeçare ka denoncuar në polici se bashkëjetuesi i nënës së saj Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas kallëzimit të bërë nga vajza E. Yzeiraj, 52-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që në moshën 6-vjeçare. Këtë fakt e ka ditur edhe nëna e saj, 40-vjeçarja Selvi Yzeiraj, por ka heshtur.
Policia thotë se të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar edhe kanabis. 21 bimë kanabis iu gjetën të mbjella në oborrin e banesës. Gjithashtu në banesë iu gjetën dhe iu sekuestrua një sasi prej 41.5 kg kanabis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY