DURRËS/ Dy biznesmenë në pranga, zaptuan rërën për të ndërtuar lokal

DURRËS/ Dy biznesmenë në pranga, zaptuan rërën për të ndërtuar lokal

161
0
Shares

Pushtuan tokën në zonë bregdetare duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e objekteve përkatëse.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm.

Shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY