Me nismën e Autoritetit për Informimimin mbi të Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, u organizua në Sarandë një aktivitet përkujtimor dhe prezantues, dedikuar të zhdukurve dhe të pagjeturve në periudhën e komunizmit. Impakti i parë i këtij aktiviteti në komunitet, u dha me ekspozitën me profile të të zhdukurve, vendosur në mjedisin publik përpara institucionit të Bashkisë Sarandë.
Pas kësaj, aktiviteti vazhdoi në sallë, me praninë e përfaqësuesve të bashkive të Sarandës, Himarës, Konispolit, drejtues të Komisariatit të Policisë e organit të akuzës, si dhe familjarë të të pagjeturve në këtë rajon, përfaqësues të shoqatës së të përndjekurve dhe gazetarë etj.
Të pranishmit ndoqën një dokumentar me dëshmi të familjarëve të të pagjeturve. Zonja Genta Sula, në cilësinë e Kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, prezantoi qëllimin e këtij turi, me disa ndalesa në jug të vendit dhe nevojën për mbështetjen nga publiku. U prezantua edhe udhëzuesi për familjarët e të zhdukurve në komunizëm, rreth të cilit u bënë edhe diskutime të ndryshme nga të pranishmit.
Gjatë takimit u shpërndanë kopje të udhëzuesit dhe plotësuan formularë raportues për të pagjeturit e regjimit komunist.
Nga Bashkia e Sarandës në këtë veprimtari mori pjesë dhe foli Nënkryetarja Lindita Qendro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/