Zara: Njeriu më i pasur në botë, djali i një punëtori hekurudhe

Zara: Njeriu më i pasur në botë, djali i një punëtori hekurudhe

73
0
Shares

Rrjeti i tij i dyqaneve ka nisur të bëhet ndër më të preferuarit e shqiptarëve, duke njohur një rritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit.

Bëhet fjalë për markën e veshjeve, Zara. Themeluesi i saj tashmë është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë. Spanjolli Amencio Ortega ka tejkaluar Bill Gates.

Pasuria e tij personale njohu rritje me 1.7 miliardë dollarë këtë javë, duke arritur në 79.5 miliardë dollarë. Bill Gates nga ana tjetër ka një pasuri prej 78.5 miliardë dollarë. 80-vjeçari pritet që t’ia kalojë pasurinë e tij të bijës bukuroshe, Marta. 31-vjeçarja Marta po bën trajnime në kompani. Që kur ishte e vogël, ajo merrej me sistemin e rafteve në dyqanet e kompanisë. Ortega u bë njeriu më i pasur në botë të mërkurën, raporton Forbes.

Kompania e tij Inditex përfshin emra të tillë si Zara, Massimo Dutti dhe Pull&Bear.

Djali i një punonjësi hekurudhash në La Coruna të Spanjës, Ortega arriti të transformojë firmën e veshjeve Inditex nga një sipërmarrje e vogël familjare veshjesh në kompaninë më të madhe në Spanjë.Vitin e shkuar shitjet e kompanisë lulzuan ndjeshëm dhe aksionet e Inditex u rritën me rreth 40 përqind. Ai ka 59.3 përqind të aksioneve. Tashmë Inditex ka 6 mijë dyqane në 90 vende të botës.

Punën e nisi që kur ishte 14 vjeç si shpërndarës rrobash për një firmë këmishash.Brenda pak vitesh ai kishte firmën e tij, që prodhonte fustane gjumi, të brendshme dhe rroba fëmijësh.

Zara e parë u hap në Spanjë në vitin 1975. Ortega nuk jep kurrë intervista dhe rrallë fotografohet. Ai njihet për faktin se i përzgjedh dizajnet nga reagimi që merr prej shitëseve në dyqan.

“Nëse ai flet me një shitëse dhe i pëlqen ajo që thotë ajo, ai i kushton asaj më shumë vëmendje sesa menaxherëve të tij,”tha një ish-drejtor i kommapnisë.

Gruaja e tij e parë dhe ish-themeluese e kompanisë vdiq në mënyrë të papritur në gusht të vitit 2013.

Gruaja e tij e dytë, Flora Perez, 61 vjeç është pjesë e bordit të Inditex.

Pasuritë e tij të patundshme i tejkalojnë vlerën e 6 miliardë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY