Ky është Ilirian Zaimi, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani.
Bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si shefi kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe nën bekimin e policisë lokale.
Kjo ngarkesë që më pas u transportua nga të penduar u kap dhe nga DIA italiane në dhjetor 2016. Pikërisht për këto platancione droge, i penduari tregon se Daja kultivoi drogë me lazaratas kryesisht me një person të identifikuar si Liloshi i Lazaratit, të cilit daja i jepte përqindje për fitimin e mbledhjes.
Në një rast, dëshmitari Shusha shton se Ilirian Zaimi duke u kthyer nga platancioni i Cepanit, i shoqëruar me punëtorët e Liloshit të Lazaratit që rezulton se është shtetasi Ilir Gaba kishin shkuar në komisariatin e policisë për të zgjidhur një keqkuptim me shefin e komisariatit.
Keqkuptimi sipas dëshmitarit nuk kishte gjë tjetër të bënte përvecse pagesa që daja kishte kryer në polici për të mos u bezdisur.
Këtë dëshmi e konfirmon edhe i penduari Drolli që shton se gjatë qëndrimit në tokat me hashash nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga policia.
Ndërkohë dëshmitarët e drejtësisë rëndojnë edhe pozitën e dy ish truprojave të Saimir Tahirit sipas të cilëve ata trafikuan mbi një ton droge drejt Italisë që ju përkiste shoqëruesve gjatë kohës që ata mbanin detyrën e rëndësishme. Dëshmitarët tregojnë se truprojat e kishin kultivuar drogën në Memaliaj në një platancion ku punëtorët paguheshin nga 15 deri në 20 euro në ditë./ Burimi: Top Channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/