Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ishte mes të dyshuarve që u arrestua në operacionin “Shpirti”.
Madje Lelaj në kohën që forcat operacionale i kanë rrethuar shtëpinë për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.
Në kohën që ka ndodhur trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë, prej vitit 2014 deri në vitin 2017, Lelaj ishte ne drejtorinë e Kufirit dhe sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut të drogës.
Madje sipas dosjes hetimore, në përgjimet e dëshmitë e tyre, skafistët e penduar e konsiderojnë “Festim kokë-lopa”, ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, tha gazetarja Klodiana Lala.
Bashkëpunëtorët e drejtësisë italiane, skafistët shqiptarë të arrestuar në Itali, kanë dëshmuar gjithashtu se Lelaj merrte para hapur nga trafikantët e drogës dhe nga kreu i bandës, Ilirian Zaimi alias Duçollari, apo ‘Lani’, për të garantuar këtë trafik. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/