Katër pjesëtarë të një familjeje u plagosën në Velipojë pasi një bombul gazi shpërtheu në hotel.
Ata kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme në trup, për shkak të zjarrit që përfshiu banesën e tyre.
Shkak i ngjarjes, raportohet paraprakisht të jetë bërë bombola e gazit e cila dyshohet të ketë shpërthyer në orët e para të mëngjesit.
Korespondenti i Panorama, bën me dije se të plagosurit janë në familjen Gjoka, banuese në Velipojë.
Të dëmtuar janë: Alketa Gjoka 30 vjece, Daniela Gjoka 18 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 11 vjec.
Të lënduarit nga spitali i Shkodrës janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Mësohet se ata kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/