Zbardhen dëshmitë e skafistëve të penduar, kush i garantoi ngarkesat prej 1...

Zbardhen dëshmitë e skafistëve të penduar, kush i garantoi ngarkesat prej 1 ton kanabis për çdo lundrim për Itali

201
0
Shares

Dy nga skafistët e arrestuar gjatë operacionit ku u prangosën 28 persona në Itali e Shqipëri, kanë pranuar të kthehen bashkëpunëtorë dhe të penduar të drejtësisë, ndërsa më pas iu shtuan listës së të penduarve edhe Mariglen Shusha dhe Donial Drolli, si dhe Elton Hamza.

Dëshminë e Elton Hamzas i ka publikuar gazetarja Anila Hoxha, e cila referuar burimeve të saj, thotë se ky dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë, ka treguar se kishte marrë në atë kohë garancinë e policisë lokale për kultivimin e drogës, transportimin në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar deri ku ngarkohej me mjetin lundrues për tu shpërndarë më pas në qytetet e Barit, Brindizit, Torinos , Alesandrisë.

Referuar dëshmisë së tij, për çdo rrugë transportohej me gomone oqeanike ngarkesa prej një tonë drogë.

Elton Hamza, në deklarimet e tij ka përmendur emrin e të dyshuarit Ilirian Ducellari, për të cilin ka treguar se kishte blerë në Greqi një gomone të përmasave të mëdha të quajtur “Fidel 3”, për të kryer transportin e drogës.

Dëshmitari i drejtësisë mësohet se ka rrëfyer se ai ishte pjesë për një periudhë dy vjeçare në grupet kriminale të drogës, nga viti 2014 deri në 2016, ashtu si edhe dëshmitarët e tjerë të drejtësisë Donial Drolli dhe Mariglen Shusha.

Gazetarja Anila Hoxha tregon se në një rast, i penduari tjetër i drejtësisë, Donial Drolli ka marrë përsipër rolin e shoqëruesit dhe garantit të ngarkesës për të mos lejuar që ngarkesa të vidhej nga persona të tjerë skafistë.

Dëshmitarët e drejtësisë fundosin edhe punonjësin e Bashkisë së Kavajës të arrestuar në trafik, të cilin ata e takuan në spital ku edhe ruhej nga policia mbasi ai ishte arrestuar dhe mbahej në kqyrjen e policisë.

“Policia na lejoi ta takonim dhe të bisedonim me të dhe gjendja e tij shëndetësore dukej e mirë” kujton dëshmitari i katërt i drejtësisë që gjatë asaj bisede foli me të arrestuarin në spital për pazaret dhe ngarkesën e marijuanës.

Dëshmitarët e drejtësisë kanë treguar gjithashtu edhe për dy ish truprojat e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që sipas tyre kanë pasur rol aktiv në kultivimin e drogës në zonën e Memaliajt e gjithashtu dhe në trafikimin e mbi 1016 kilogramë hashash nga Shqipria drejt Italisë.

Kjo ngarkesë iu sekuestrua nga italianët skafistëve Fiqiret Sferei dhe Ferhat Ajdini, po ashtu mes personave që folën dhe hapën kutinë e zezë.

Dëshmia e të penduarit tjetër Seferi:

“Malton Lleshi vuri bombën tritol në një tavolinë të klubit të Ajdinit. Lleshi kreu atentatin vjeshtën e 2016 mbasi pretendonte shumën prej 50 mijë euro. Ajdini kishte bërë llafe me Lleshin për lekët, spostuam tavolinën larg dhe shpërtheu pa bërë dëme. Para pas ditsh erdhën shokët e Maltonit dhe thanë që e kishte bërë ai sepse donte lekët e drogës së sekuestruar nga DIA në Bari në datën 5 shtator 2016. Pingio e mori Lleshin dhe e qortoi , por Lleshi donte gjithmonë lekët nga mua ose Ajdini”, thotë i mbrojturi i drejtësisë, raporton Top Channel. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY