Të gjithë jemi kureshtarë për vdekjen. Vdekja dhe jeta janë hulumtuar gjerësisht nga shkencëtarët përgjatë gjithë shekujve.
‘Shoqëria e Kimistëve Amerikanë’ ka dalë me një teori interesante. Ata kanë krahasuar ndjenjën para vdekjes me ndjenjën kur shikoni një film shumë të frikshëm horror, pasi ata gjetën se truri reagon njëjtë në të dyja rastet.
Frika nuk është armiku ynë. Emocionet janë mënyra se si shprehen ndjenjat dhe truri, të cilët na paralajmërojnë për rreziqet potenciale, transmeton Gazeta Express.
Pjesa e trurit e quajtur talamus është shumë e ndjeshme ndaj stresit dhe me një reagim më të madh kimik në tru, ne biem në një gjendje “fluturimi” falë talamusit. Çfarë është ndjenja e adrenalinës? Hipotalamusi stimulon gjëndrat adrenale për të sekretuar adrenalinë në mënyrë që ta përgatisë trupin tuaj për veprim.
Adrenalina vazhdon në mëlçi dhe sekretimi i sheqerit në gjak fillon të stimulohet. Ashtu si në filma horror, ne mund të fillojmë të ulërijmë. Tani imagjinojeni se jeni në një film horror dhe dikush po ju ndjek me një sëpatë për t’ju vrarë dhe ulërima nuk po ju ndihmon që të shpëtoni.
Çfarë do të ndjeni? Nëse vrasësi ju kap dhe ju godet me sëpatë ju do të ndjeni dhimbje por jo dhimbje të njëjtë me atë që jeni mësuar. Kjo lloj dhimbjeje do të dërgojë një mesazh në tru që diçka shumë e keqe është duke ndodhur dhe nuk duhet të përsëritet.
Vrasësi ju godet në qafë dhe gjëja e parë që do të ndodh është se zemra do t’ju pushojë së funksionuari dhe eventualisht do të pushoni së marruri frymë. Truri juaj rraskapitet, pasi punon si kurrë më parë dhe që është arsyeja pse disa njerëz thonë se e kanë parë dritën në fund të tunelit ose diçka tjetër të çuditshme dhe halucinacione – apo se u takuan me të dashurit e tyre – gjatë vdekjes klinike.
Vdekja biologjike është vdekja e fundit dhe përfundimtare. Shkencëtarët thonë se pak momente para vdekjes, nuk është dhimbje ajo që njerëzit ndjejnë. Truri i rraskapitur dhe gati për të pushuar së funksionuari, nuk njeh dhimbje të njëjtë me atë që jemi mësuar ta ndjejmë – ai çon në halucinacione dhe përjetime të çuditshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/