Mijëra euro i bllokohen nënës së trafikantit shqiptar në Greqi

Mijëra euro i bllokohen nënës së trafikantit shqiptar në Greqi

137
0
Shares

Gjykata e Fierit urdhëroi sekuestrimin e tre llogarive bankare në shumën 100.000 euro, të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetasja Lumturi Çervenaku.

Ajo është nëna e Rando Hodollari, i cili rezulton i dënuar në Greqi, si ‘koka drejtuese’ e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Njoftimi i prokurorisë:

Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(874) datë 02.07.2021 ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni i Posaçëm Kundër Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, për vendosjen e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Sekuestrimi i llogarive bankare është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY